HomeAktualitetKronike

Bien shifrat, 57 raste të reja dhe 1 viktimë këtë të dielë nga COVID-19

Bien shifrat, 57 raste të reja dhe 1 viktimë këtë të dielë nga COVID-19

Shqipëria ka shënuar një rënie shifrash këtë të dielë nga COVID-19. 57 raste të reja janë regjistruar së fundmi dhe vetëm 1 viktimë.

Ndërkohë janë 963 qytetarë që në 24 orët e fundit e kanë fituar betejën me COVID-19. Në spitale po trajtohen 107 pacientë, nga të cilët 8 në terapi intensive e 2 në intubim.

Më shumë raste edhe sot pati Tirana 14, ndjekur nga Korça 6, Devolli 5 dhe Lushnja 4. Nga ana tjetër viktima ishte një 64-vjeçare në Tiranë.

NJOFTIMI NGA MSH

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1,952 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 57 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 6 në Korçë, 5 në Devoll, nga 4 raste në Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Memaliaj, Gramsh, nga 2 raste në Vorë, Pogradec, Mallakastër, Fier, Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Berat, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, Pustec, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 963 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 117,089 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 107 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetarë 64 vjeç nga Tirana nuk e ka fituar betejën me covid19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.