HomeHumor

Bilushi i Metës fton Doktorin në grupin e LSI

Bilushi i Metës fton Doktorin në grupin e LSI

Pas thikës pas shpine që Luli i nguli Doktorit, Bilushi i Metës bëri sot një thirrje publike që Doktori të shkojë tek Grupi i LSI:

“I dashur Doktor!

Kjo që ndodhi sot pritej.

Juda, i cili do të jepte ty puthjen e fundit, dihej që do të tradhtonte.

Ne e kishim parashikuar atë.

Nëse ai nuk do tradhtonte, do të fliste që ditën e parë pro teje.

Ai heshti dhe sot nxorri kokën, pasi u përpoq të të dërgonte mesazhe me njerëzit e tij.

Por ti nuk do të dorëzohesh.

Grupi parlamentar i LSI dhe tri deputetet e Tomës së bashku bëjnë 7 deputetë, pra një grup parlamentar.

Unë mendoj që në krye të ketij grupi të jesh ti dhe nuk do të jetë e largët dita që shumica e Parlamentit do të vijë tek ai grup dhe mund të marrim pushtetin.

Lulzim Basha dhe Edi Rama janë pakicë e këtij vendi dhe le të qeverisin së bashku.

Ne do të jemi shumica morale e shqiptareve dhe do t’iu tregojmë vendin armiqve dhe tradhtarëve tanë”.