HomeHumor

Bilushi i Metës poston letrën e Zenit për Sekretarin e Shtetit

Bilushi i Metës poston letrën e Zenit për Sekretarin e Shtetit

Pas vendimit të Gjykatës Speciale për pushimin e çështjes ndaj Fatmir Mediut, Zeni i ka çuar një letër Sekretarit teë Shtetit në SHBA, në të cilën kërkon heqjen nga lista e Zezë.

I dashur Sekretar.

Më në fund drejtësia foli dhe në Shqipëri. Edhe pse Edi Rama u përpoq të kapte sistemin e drejtësisë, gjyqtarët tanë të pavarur dhanë një shembull të shkëlqyer të profesionalizmit dhe ndërgjegjes qytetare për të mos rënë pre e kthetrave të Sorosit mbi drejtësinë shqiptare.

Gjykata Speciale vendosi sot ta mbyll këtë çështje, e cila është e gjithë një sajesë sikur unë dhe Fatmir Mediu përmes një kontrate korruptive kemi vrarë 26 vetë e kemi plagosur 300 të tjerë.

E vërteta është se ata i kanë vrarë bombat që kanë shpërthyer dhe jo ne.

Fakti që Mediu sot është i lirë, ndërsa unë jam në listën e Zezë është padrejtësi.

Drejtësia amerikane duhet të marrë pak shembull nga dinjiteti i drejtësisë shqiptare dhe duhet të më çlirojë nga akuzat.

Është e padrejtë që të më mbani mua dhe nënën time në listë. Nëna ime madje është e dëmtuar nga kjo tragjedi se ka humbur burrin e motrës dhe unë burrin e tezes Në vend që të na ngushëlloni, na fusni në Listën e Zezë.

Shpresoj që pas vendimit për Mediun të rishikoni pozicionin tuaj ndaj kësaj çështje.

Siç e dini, unë e kam hedhur këtë çështje për shqyrtim dhe në gjykatat amerikane, por ata kanë refuzuar të merren me çështje. Tani që çështja u mbyll në Shqipëri, nuk shikoj më arsye të më akuzoni mua për Gërdecin pa fakte. I vetmi fakt është se atë muaj kam takuar 42 herë Fatmir Mediun. Tani Fatmir Mediu është i lirë dhe pa akuzë, ndërsa unë në Listë të Zezë. Ose të futemi të dy në Listë të Zezë, ose asnjëri.

Me respekt viktimë e Drejtësisë së Sorosit.