HomeHumor

Bilushi i Metës shpjegon pse Rama i bie më qafë Albinit për grupin muzikor “Riblja Corba”

Bilushi i Metës shpjegon pse Rama i bie më qafë Albinit për grupin muzikor “Riblja Corba”

Pas debatit pse Albini po lejon grupin e Sheshelit “Riblja Corba” të këndojë në Kosovë, dhe po sulmon Bregoviçin pse po këndon në Korçë, Bilushi i Metës ka mbajt një qëndrim publik për këtë çështje:

“Të dashur miq!

Siç është bërë e ditur, grupi muzikor “Riblja Corba”, të njohur si përkahës të Sheshelit, po këndojnë këtë javë në Kosovë.

Shumë njerëz po i turren Albin Kurtit pse po i lejon.

Siç dihet, Albin Kurti ka marrë vota për të shpëtuar Leposaviqin prej Thaçit e Vuçiçit, që donin ta ndanin, por ai nuk ka marrë ndonjë zotim ta shpëtojë nga Shesheli apo njerëzit e Arkanit.

Aty mund të këndojë dhe Ceca, nuk është problem.

Albini nuk mund të marrë përgjegjësi, që nuk ua ka premtuar shqiptarëve.

Ai u ka premtuar atyre luftë ndaj Thaçit dhe Ramës, dhe jo luftë ndaj Sheshelit e Arkanit.

Ata kanë punën e tyre, i ka kolegë se dhe ai është nacionalist si ata.

Ashtu si Rama e Thaçi kanë aleatë të tyre Vuçiçin, dhe Albini ka të drejtë të ketë aleatët e tij në Serbi, Sheshelin dhe mbështetësit e Arkanit.

Kjo është normale në politikë.

Tani Edi Rama nuk ka çfarë i bën Albinit dhe sulmon aleatët e tij në Serbi, për llogari të Vuçiçit.

Mos u gënjeni nga kjo propagandë.

Albini mban përgjegjës për trojet shqiptare nga Nishi në Korçë, dhe jo për ato nga Leposaviqi në Preshevë”.