HomeHumor

Bilushi i Metës tregon peripecitë e 7 Marsit dhe premtimin e Metës

Bilushi i Metës tregon peripecitë e 7 Marsit dhe premtimin e Metës

Sot është 7 Marsi, “Dita e Mësuesve’. Bashkë me Presidentin Meta shkuam në Korçë. Në mëngjes shkuam në Kolanec.

Na tha njëri që është një djalë që mund ta marrim me LSI. Kishte mbaruar “Kristalin” e Korçës. Shkuam e takuam. Dukej djalë i mirë.

Ai na ftoi për drekë me trofta lumi.

I thamë do ikim pak në Korçë të bëjmë atë qokën tek “Mësonjtorja” dhe do vijmë gjene.

Ashtu bëmë.

Në drekë ja shtruam me troftë lumi. Aty u mbodhën një rreth i gjerë njerëzish.

Presidenti foli për gabimet në qeverinë “Rama”, LSI-në, për mbylljen e universiteteve private.

-Ishte një gabim i rëndë mbyllja e “Kristalit”, “UFO”-s dhe univeristeve të tjera. Ato zgjidhën shumë halle dhe probleme.

Mbrëmë më tha Monika këtë gjë dhe e kuptova.

-Si do t’ia bëjmë për komisionerë,- tha. Erdhi data.

-Po kemi plot anëtarë,- i thashë. Ca halli ka.

-Kemi, po duhen me shkollë të lartë, tha. I mbyllët universitetet që ju thaftë dora atij Edi Ramës dhe ty që e lejove.

-Po ç’lidhje ka kjo,- i thashë.

-Ka si nuk ka,- tha. Atëhere e kishim lehtë. Caktonim njëherë komisionerët pastaj u mernim diplomën. Tani duhet të marrësh një herë diplomën pastaj të caktohesh komisioner. Kjo është masakër.

Dhe kishte shumë të drejtë.

-Shumë e drejtë,- thanë dhe të pranishmit në bisedë që ishin pedagogë të papunë të filialeve të universiteteve të mbyllura në Korçë.

Dreka kaloi mes një debati serioz për rikthimin e atyre universiteteve. Meta ua premtoi atyre me solemnitet më 7 Mars dhe ky njeri e mban fjalën.