HomeAktualitet

Bizë Martanesh: RENEA dhe Regjimenti i Helikopterëve Farkë stërvitje të përbashkët! Rritje e aftësive profesionale dhe e performancës së trupave operacionale

Bizë Martanesh: RENEA dhe Regjimenti i Helikopterëve Farkë stërvitje të përbashkët! Rritje e aftësive profesionale dhe e performancës së trupave operacionale

Njësia Speciale RENEA, në bazë të programit stërvitor të miratuar nga Drejtoria e Forcës Kombëtare të Sigurisë, në bashkëpunim me Regjimentin e Helikopterëve Farkë, zhvilluan një stërvitje të përbashkët në rajonin stërvitor të Bizës.

Tema e kësaj stërvitjeje ishte “Zbarkimi me litar nga helikopteri në zonat malore, duke përdorur teknikën FASTROP, mbulimin e forcave me snajper gjatë zbarkimit”.

“Qëllimi i kësaj stërvitjeje ishte rritja e aftësive profesionale dhe e performancës së trupave operacionale, duke ndërvepruar dhe koordinuar taktikisht me Regjimentin e Helikopterëve Farkë, për t’iu përgjigjur në kohë situatave të ndryshme reale”, njofton Policia e Shtetit.

Stërvitja e përbashkët u realizua me sukses duke arritur qëllimin e saj. Në përfundim të stërvitjes u ra dakord që eksperienca të tilla të vazhdojnë dhe në të ardhmen.