HomeKronike

Biznesmeni i njohur i mobiljeve nuk “mbledh” dot veten: I kushtoi shtrenjtë darka e Bajramit

Biznesmeni i njohur i mobiljeve nuk “mbledh” dot veten: I kushtoi shtrenjtë darka e Bajramit

Fatkeqësisht grabitësit nuk ndalen as në ditë festash fetare.

Në orët e para të para të mëngjesit të sotëm është grabitur një mobileri në Tiranë.

Mësohet se grabitësit kanë lidhur rojen e mobilerisë që ndodhet në Vaqarr dhe kanë arritur të grabisin kasafortën.

Bëhet me dije se në kasafortë ndodheshin 30 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Sakaq mësohet se policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.