HomeAktualitetKronike

BKH mbyll procesin e rëndësishëm të përzgjedhjes së kandidatëve, ambasada amerikane: Është e vështirë të zgjedhësh më të mirët e Shqipërisë

BKH mbyll procesin e rëndësishëm të përzgjedhjes së kandidatëve, ambasada amerikane: Është e vështirë të zgjedhësh më të mirët e Shqipërisë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e një tjetër procesi për përzgjedhjen e kandidatëve për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Deri më tani e kanë kaluar fazën 103 kandidatë nga 321 që morën pjesë. Mësohet se dje përfundoi dhe procesi i testit për aftësitë fizike dhe përzgjedhjes së kandidatëve.

Ambasada bën të ditur se jo të gjithë ia dolën, pasi procesi ishte i vështirë.

“Urime kandidatëve të cilët kaluan në raundin tjetër të procesit së përzgjedhjes për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Jo të gjithë ia dolën sepse procesi është i vështirë, por i domosdoshëm, për të gjetur më të mirët e Shqipërisë.”, shkruan Ambasada Amerikane.