HomeBlog

Bledi Mane ironizon Luli Bashen: Mungojnë dy vota! Luli, Luli edhe gruaja ta nguli

Bledi Mane ironizon Luli Bashen: Mungojnë dy vota! Luli, Luli edhe gruaja ta nguli

-Çfarë po bën?
-Po shkruaj!
-Mos e hidh në Instagram!

-Po jo mo zemër, vetëm në facebook do e hedh. Do e hedh këtu ta lexojë mileti sesi që tani të mungojnë 2 vota në 25 prill. E para dhe më e çmendura është vota e munguar e gruas tënde Aurela Isufaj Basha e cila qysh në vitin 2004 ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Ka 16 vjet që jeton në Tiranë si nënshtetase holandeze dhe kurrë nuk denoi të rimarrë shtetësinë e atdheut ku u lind e u rrit.

Si nënshtetase holandeze nuk gëzon të drejtën e ushtrimit të votës madje edhe për të jetuar këtu ligji e detyron që çdo 11 muaj të paiset me lejqëndrim nga Policia e Shtetit.

Vota e dytë e munguar është e djalit të xhaxhait, Altin Basha i cili nuk të votoi as kur ti kandidoje për kryetar bashkie në maj të 2011-ës madje pardje farkëtoi kundërshtimin e tij politik duke u anëtarësuar në Partinë Socialiste të Njësisë 8.

-Çfarë po bën zemër, po fle?

-Fli, fli se të zgjon Aurela me Erjonin më 26 prill!