HomeBlog

Bledi Mane: Poshtërimi! Kronikë nga një mortje e paralajmëruar

Bledi Mane: Poshtërimi! Kronikë nga një mortje e paralajmëruar

Më 11 dhjetor 2021 Sali Foltorja thërret Kuvendin Kombëtar të gjysmës së Partisë së përgjysmuar.

Pas Kuvendit turma i lëshohet godinës së Partisë së ShQUP-it buzë Lanës.

Protestuesit thyejnë dhe vjedhin ambientet.

Policia thirret të ndalojë grabitësit e të mbrojë godinën e boshatisur nga Lul Basha dhe Gaz Bardhi.

Albana Vokshi del në konferencë urgjente shtypi poshtë urës përballë duke akuzuar policinë e Edvin Kristaq Ramës si bashkëpunëtore dhe uzurpatore e kryetarit pa opozitë Lulzim Basha.

Gazi lotsjellës, jo Gaz Bardhi, përlot për herë të fundit Sali Berishën.

Tirana indiferente ndaj protestës së rradhës, qytetarët e saj vazhdojnë rutinën e infektimit, vaksinimit dhe argëtimit.

Ambasada Amerikane përkrah kryetarin legjitim të PD-së Lulzim Basha dhe aksionin e Policisë në mbrojtje të institucioneve shqiptare.

Fatmir Mediu thirret i pandehur në SPAK për çështjen Gërdeci dhe pas 13 vjetësh spiunon vartësin e tij.

SPAK shpall në kërkim vrasësin Shkëlzen Berisha.

Shtetësja Armina Mevlani telefonon urgjent policinë e Tiranës pasi gjen një femër të dyshimtë të fshehur në magazinën e brekëve të dyqanit të saj në zonën e Bllokut.

Forcat Speciale Renea rrethojnë dyqanin Delirium në Bllok dhe kapin e arrestojnë në flagrancë shtetasin Shkëlzen Berisha i veshur me paruke dhe tanga.

Në orën 3 të natës mësohet se në rrugën “Mustafa Matohiti” e njohur ndryshe si rrugica e Salës, një plak i vjetër në moshë, vjedhurazi kaloi kangjellat rrethuese të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit dhe kërkoi azil politik…