HomeAktualitet

Bledi Mane: Ua shkërdhefsha pasuritë o ndyrësira!

Bledi Mane: Ua shkërdhefsha pasuritë o ndyrësira!

Nga Bledi Mane

Vetëm 5, vetëm 5 prej tyre kanë kaluar deri tani në sitën e vetting-ut dhe ulërisni. Ulërisni e bërtisni o milet i lodhur e i raskapitur sepse bashkë me padrejtësitë, këta mysybetër paskan bërë gjëmën.

Lexoni me kujdes çfarë pasurie paskan akumuluar këta mëkatarë gjykatës e prokurorë duke të vjedhur ty drejtësinë dhe duke bërë pazare me kriminelët :

1./ Fatos Lulo, gjykatës kushtetues paska 510 milionë lekë cash, 2 apartamente dhe 1 zyrë në Shqipëri, 3 makina dhe 1 vilë në Kanada.

2./ Besim Trezhnjeva, gjyqtar i Apelit në Durrës paska 340 milionë lekë cash, 4 apartamente dhe 3 makina.

3./ Besa Nikëhasanaj, prokurore e rrethit gjyqësor Shkodër paska 270 milionë lekë cash, 3 apartamente, 1 dyqan dhe 2 makina.

4./ Vitore Tusha, gjykatëse pranë GjL Tiranë paska 360 milionë lekë cash, 2 apartamente dhr 2 automjete.

5./ Altina Xhoxhaj, gjykatëse kushtetuese paska 470 milionë lekë cash, 2 apartamente dhe 2 automjete…

Deri tani janë skanuar vetëm 5, vetëm 5 dallaveraxhinj. Vetëm këta të pestë kanë të akumuluara 1 miliardë e 950 milionë lekë si dhe 14 apartamente dhe 12 makina…Imagjinoni kur të kalojnë në vetting 680 gjykatës e prokurorë???

Pasuri të frikshme, frikë rënqethëse!

Donald Lu, ku je mor burrë të vi të të puth në ballë!!!