HomeAktualitetKryesore

Bllako i pafajshëm! Sa është fajtor SPAK dhe Edi Rama për “masakrimin” e një deputeti duke mos pritur prezumimin e pafajsisë

Bllako i pafajshëm! Sa është fajtor SPAK dhe Edi Rama për “masakrimin” e një deputeti duke mos pritur prezumimin e pafajsisë

Shkalla e parë GJKKO ka shpallur të pafajshëm ish- deputetin socialist, Alqi Bllakon për aferën në inceneratorin e Elbasanit

Askush nuk e mori vesh nga ata që ishin në sallë se ku fillonte dhe ku mbaronte korrupsioni, kur nuk ishte shpërdoruar detyra, por një gjë u vërtetua publikisht, se struktura e SPAK vepron si zorra qorre e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit dhe kurrë nuk guxon tu shkoi as te dera këtij çifti banditesk, që me bashkëpuntorët e tyre kanë grabitur gjithë Shqipërinë.

Alarmi i dytë është bashkëpunimi i turpshëm i Ramës me SPAK për masakrimin e Alqi Bllakos duke realizuar një dëshirë  të Monika Kryemadhit .

Si mund t’i hiqej imuniteti një deputeti dhe politikani të ri me ca broçkulla të analfabetëve funksional në fushën e drejtësisë, që gëlojnë në këtë strukturë kllouneske?

Si është e mundur që të bëhet “burrëri” politike me jetën e njerëzve të pafajshëm?

Si mund të arrestohet dikush jashtë kushteve të flagrancës për një histori të stisur nga Monika Kryemadhi e kompani?

Nëse dumanët nuk e ankimojnë çeshtjen Bllako do lirohet pas 15 ditësh, kur vendimi të marri formën e prerë . Nëse ankimohet vendim Bllako do vuaj edhe ca kohë tjera në burg, si i pafajshëm i burgosur pa dashje por …me qëllim.

Nëse Bllako përfiton lirinë, do jetë e vështirë për Dumanët të gjejnë vend ku ta fusin kokën dhe më e vështirë për Ramën që po bënë kokë turku çdo bashkëpunëtor të tij, që bie në sitën e intrigave të SPAK-ut me politikanë kriminelë, por të fuqishëm për të mos u prekur nga drejtësia./ Ekskluzive.al