HomeAktualitetKryesore

Bllokohet kalimi në Kakavijë dhe Kapshticë , problemi te pala greke i dyshimtë si gjithmonë…sistemi!

Bllokohet kalimi në Kakavijë dhe Kapshticë , problemi te pala greke i dyshimtë si gjithmonë…sistemi!

Sot shqiptarët andej dhe këtej kufirit po provojnë radhët e gjata të pritjes, me një justifikim të zakonshëm, si ai i mosfunksionimit të sistemit.

Por si është e mundur që vetëm në kufijtë shqiptaro-grek herë pas here ka mos funksionim të sistemit, kur asnjëher nuk kemi dëgjuar të ndodhë diçka e tillë, në pikat e kufirit me Italinë,  Maqedonin, Malin e Zi?!

Ky fenomen të bënë të dyshosh, si një veprim i qëllimshëm i policisë greke, sa herë që agravohen mardhëniet për raste sporadike.

Radhë kilometrike janë krijuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës dhe të Kapshticës.

Prej orës 19:30 është bllokuar kalimi nga pala greke dhe radha ka shkuar deri në tre kilometra nga të dyja anët. Deri tani, akoma vazhdon e njënjta situatë. Pritet një zgjidhje emergjente dhe duhet që të dyja palët të bisedojnë, sepse gjithmonë ka një zgjidhje./Ekskluzive.al