HomeAktualitet

Bllokuan rrugët, kush janë deputetët që do procedohen penalisht

Bllokuan rrugët, kush janë deputetët që do procedohen penalisht

Protesta e opozitës 3 ditë më parë ku u bllokuan akset kryesore të vendit,  çoi në ndjekje penale 23 veta në Kurbin.

Përveç tyre, tashmë do të ndiqen penalisht edhe deputetët e opozitës. Konkretisht do të ndiqen penalisht  2 kryetarët e opozitës, Kreu i PD Lulzim Basha e kryetarja e LSI Monika Kryemdhi.

Opozitarët e tjerë që çohen në ndjekje penale janë:

Luan Rama

Edmond Spaho

Viktor Tusha

Nard Ndoka

Xhelal Mziu

Arben Ristani

Voltana Ademi

Akuza që rëndon mbi opozitarët është “Organizim dhe pjesëmarrje në protestë të paligjshme” si dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit. Protesta e opozitës 3 ditë më parë u shoqërua me  djegie gomash e u cilësua si e paligjshme.