HomeLifestyle

Boksieri i famshëm McGregor dëgjon muzikë shqiptare, befason me zgjedhjen e këngës (Foto+Video)

Boksieri i famshëm McGregor dëgjon muzikë shqiptare, befason me zgjedhjen e këngës (Foto+Video)

Conor Anthony McGregor është një boksier irlandez, i cili ushtron disa kategori të boksit dhe të gjithë e mbajnë mend për ndeshjen e vitit të kaluar me Mayweather.

McGregor filloi karrierën profesionale të mirëfilltë të boksit në vitin 2017 dhe në ndeshjen e tij të boksit debutues, ai u mposht nga Floyd Mayweather Jr. me anë të eliminimit teknik.

Por çfarë e lidh McGregor me Shqipërinë?

Ndoshta asgjë, por në faqen e krijuar nga fansa tij që ka gati gjysmë milion “followers” në Instagram është postuar një video ku McGregor dëgjon këngë shqiptare në makinën e tij.

Më saktë bëhet fjalë për një këngë që i kushtohet çlirimit të Kosovës dhe McGregor e shijon me mikun e tij që e shoqëron në makinë.

Dy janë opsionet: Ose McGregor ka ndonjë simpati për shqiptarët e Kosovës, ose videoja është e montazhuar, por që kjo e dyta ka më pak mundësi për të qenë reale pasi kjo faqe me dijeninë tonë nuk menaxhohet nga shqiptarët./JOQ.al