HomeAktualitet

“Boll na vodhët”! Nis protesta masive para Kryeministrisë, qytetarët në këmbë kundër rritjes së çmimeve

“Boll na vodhët”! Nis protesta masive para Kryeministrisë, qytetarët në këmbë kundër rritjes së çmimeve

Qytetarët kanë nisur grumbullimin e tyre për protestën e paralajmëruar të nisë në orën 11:00 nga Sheshi Skëndërbej.

Me pankarta në duar qytetarët janë grupuar në shesh për të kërkuar të drejtën e tyre dhe për rritjen abuzive të çmimeve të ushqimeve dhe të karburantëve në vendin tonë.

“Boll na vodhët”, është pankarta më e madhe që qytetarët që janë në vijën e parë të protestës mbajnë në dorë.