HomeSport

Bologna ‘Hirushja’ e Serie A: Fiton 1-2 ndaj Lazios! Juve harron të fitoj, barazime në Udine dhe Empoli, Roma e Milan luajnë me prozhektorë

Bologna ‘Hirushja’ e Serie A: Fiton 1-2 ndaj Lazios! Juve harron të fitoj, barazime në Udine dhe Empoli, Roma e Milan luajnë me prozhektorë

Serie A e futbollit vijon këtë të dielë me ndeshjet e javës së 25-të. Në 12:30 në “Olimpico” Lazio u përmbys 1-2 nga Bologna, me miqtë e Mottas që këtë sezon janë “Hirushja” e kampionatit. Në 18:00 Roma luan në udhëtim me Frosinonen, teksa Monza dhe Milan përballen në 20:45.

Në “Olimpico” të Romës, Lazio vendase u mposht 1-2 nga Bologna në raundin e 25-të. Edhe pse kaluan të parët në avantazh, Lazio nuk mundi të ndalonte dot euforinë e miqve që këtë sezon kanë bërë mirë. Pas një gabimi në mesin e fushës, Immobile asistoi për Isaksen që kaloi në avantazh bardhekaltrit.

Megjithatë, në fundin e pjesës së parë, në të 39 minutë Bologna barazoi me El Azzouri pas një gafe të portierit Provedel, që u vlerësua me notën më të dobët në këtë 90 minutësh. Goli i tri pikëve për Bolognan u shënua nga Zirkzee në të 78 minutë. Tanimë Bologna me 45 pikë barazon Atalantën dhe ndajnë vendet katër dhe pesë në klasifikim. Lazio me 37 pikë mban vendin e tetë.

Juventusi harron të fitojë. Pas dy humbjeve me Interin dhe Udinesen, “Zonja e Vjetër” merr një tjetër rezultat që nuk pritej në kampin bardhezi. Për javën e 25-të në Serie A, të besuarit e Max Allegrit barazuan 2-2 me Veronën në udhëtim.

Vendasit befasuan dhe shënuan pas vetëm 11 minutave lojë me kryeveprën e Folorunsho, para se Vlahovic nga penalltia të mbyllte pjesën e parë me shifrat 1-1.

Sërish Verona në fraksionin e dytë shënoi me Noslin për të rimarrë avantazhin. Duhej Rabiot në të 55 minutë që skuadrat të ndanin nga një pikë pas barazimit 2-2.

Tanimë Juve me 54 pikë gjendet në vendin e dytë dhe ka katër ndeshje pa fitore, me Milanin që ka dy pikë dhe një ndeshje më pak dhe mund t’i kalojë në renditje.

Më herët, Napoli dhe Genoa barazuan 1-1. Miqtë kaluan të parët në epërsi me Frendrup dhe Ngonge barazoi në fund.

Serie A, java 25:

12:30 Lazio 1-2 Bologna

15:00 Empoli 1-1 Fiorentina

15:00 Udinese 1-1 Cagliari

18:00 Frosinone – Roma

20:45 Monza – Milan