HomeSport

Botërori 2018/ Franca mposht Belgjikën 1:0 dhe shkon në finalen e Moskës (VIDEO+FOTO)

Botërori 2018/ Franca mposht Belgjikën 1:0 dhe shkon në finalen e Moskës (VIDEO+FOTO)

Franca shkon në finalen e Moskës të Botërorit “Rusi 2018”, pasi ka mundur minimalisht me shifrat 1:0 Belgjikën në gjysmëfinale.

Goli i Umtiti në minutën e 51 rezultoi vendimtar për fatin e takimit, pasi “demat e kuq” të Belgjikës nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës në portën e mbrojtur nga Lloris. Tentativat e Hazard dhe Lukakut nuk japin rezultat, pasi mbrojtja franceze dhe Lloris janë të pakalueshëm.

Franca e Didier Deschamps rikthehet në një finale Botërori pas 12 vitesh. Hera e fundit ishte Botërori i 2006 në Gjermani, ku humbën me penallti përballë Italisë dhe ku u shënua incidenti i famshëm i Zidane me mbrojtësin italian Materazzi.

Francë 1-0 Belgjikë

Formacionet:

Belgjika (3-4-2-1): Courtois; Alderëeireld, Kompany, Vertonghen; Carrasco, Fellaini, Ëitsel, Chadli; de Bruyne, E. Hazard; Lukaku. CT. Martinez.

Franca (4-2-3-1): Lloris; Pavard, Varane, Umtiti, Hernandez; Pogba, Kanté; Mbappé, Griezmann, Matuidi; Giroud. CT. Deschamps.

d.