HomeSport

Botërori 2026/ Franca merr një biletë për në fazën finale, Portugalia dështon dhe rrezikon shumë! Ronaldo sheh të kuqin e parë, fiton Italia

Botërori 2026/ Franca merr një biletë për në fazën finale, Portugalia dështon dhe rrezikon shumë! Ronaldo sheh të kuqin e parë, fiton Italia

Të enjten u zhvilluan tetë ndeshjet e radhës në katër grupet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 për zonën UEFA. Një biletë për në fazën finale e siguroi Franca, e cila bëhet skuadra e dytë evropiane pas Anglisë që ka siguruar diçka të tillë.

Në “Parkun e Princave”, Franca mposhti 4-0 Ukrainën në një ndeshje që në pjesën e parë nuk prodhoi gola. Për t’i dhënë epërsinë ‘Gjelave’ mendoi Kylian Mbappe që në minutën e 55-të shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Më pas Olise shënoi golin e qetësisë, para se Mbappe të shënonte golin e tretë të ndeshjes dhe të dytin personal. Ekitike dy minuta para fundit “vulosi” fitoren 4-0 të Francës.

Në Dublin, Irlanda mposhti 2-0 Portugalinë duke bërë që ‘Luzitanët’ mos merrnin një biletë për në fazën finale. Për herë të parë në historinë me kombëtaren (226 ndeshje), Cristiano Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq. I 13-ti për të në karrierë. Ndeshja nisi me surpriza pasi Irlanda shënoi dy herë me Troy Parrottt në pjesën e parë.
LEXO EDHE:
Eduard Zaloshnja: Më së fundi, e lamë pas Serbinë në fushën e blertë – jo në tavolinë

Në Chisinau, Italia vuajti, por fitoi 0-2 kundër vendasve të Moldavisë me golat e Mancinit dhe Espositos në minutat 88-të dhe 90+2. Italia e ka siguruar fazën play-off dhe ndeshjen e fundit e luan në shtëpi kundër Norvegjisë kryesuese. Në bazë të golaverazhit, Italia duhet të fitojë 9-0 kundër Norvegjisë që të marrë vendin e parë në Grupin I dhe një biletë direkte për në finalet e Botërorit. Vetëm matematika e mban në lojë Italinë, pasi në praktikë edhe vetë të kaltrit e kanë ndarë mendjen që do luajnë në play-off për rrugën drejt Kupës së Botës 2026.

Ndeshjet e fundit kualifikuese për të teta skuadrat do luhen të dielën (16 nëntor).

Rezultatet, 13 nëntor:

Grupi D

Azerbajxhan 0-2 Islandë

Francë 4-0 Ukrainë

Grupi F

Armeni 0-1 Hungari

Irlandë 2-0 Portugali

Grupi I

Norvegji 4-1 Estoni

Moldavi 0-2 Itali

Grupi K

Andorra 0-1 Shqipëri

Angli 2-0 Serbi