HomeAktualitetDebat

Bozdo jep dorëheqjen nga Komisioni Zgjedhor i PD, reagon Paloka: Kemi Çlirim Gjatën si zëvendësues rezervë

Bozdo jep dorëheqjen nga Komisioni Zgjedhor i PD, reagon Paloka: Kemi Çlirim Gjatën si zëvendësues rezervë

Nënkryetari Edi Paloka, ka komentuar dorëheqjen e Eno Bozdos nga Komisioni i Zgjedhjeve.

Sipas tij, Bozdo, që mbrëmë, kërkoi kohë për çështjet e tij, për të vendosur

“Kandidaturat i përzgjedh kryesia, jo komisioni.

Kam besimin e plotë se ky komision do të krijojë kushtet dhe nuk do të ketë asnjë arsye për kontestim.

Bozdo, që mbrëmë, kërkoi kohë për çështjet e tij, për të vendosur. Nuk e di arsyen.

Ne vendosëm ta kalojmë listën ashtu siç ishte, duke pasur parasysh që ishte edhe zoti Gjata si zëvendësues.

Ishte një çështje proceduriale.

Dorëheqja e tij nuk ka asnjë lidhje me komisionin, është një gjë që e diskutuam që mbrëmë”, tha ai për A2.