HomeAktualitet

Braçe ankohet për Ahmetaj: Kam 5 javë që e kërkoj në interpelanë

Braçe ankohet për Ahmetaj: Kam 5 javë që e kërkoj në interpelanë

Edhe pse opozita edhe këtë të enjte ka bojkotuar seancën plenare, në mungesë të saj, zërin kritik në parlament e ka bërë deputeti socialist Erion Brace.

Në nisje të seancës Brace u shpreh se prej javësh kërkon interpelancë me ministrin Ahmetaj në lidhje me ligjin e sportit, interpelancë e cila në kundërsthim me ligjin ende nuk po kryhet.

“Prej pesë javësh kam kërkuar një interpelancë ministrit të financave. Ligji e parashikon qartë se ministri duhet që të përgjigjet brenda tre javëve.

Pra kanë kaluar dy javë nga afati dhe ministri ende nuk përgjigjet, po e përsëris është neni 80 i kushtetutës, dhe jo neni 80 i dëshirave të mia.

Nëse unë e kam seriozisht punën time duke komunikuar me shkresa me ministrin, ai nuk e mendon njësoj duke u tallur me kërkesat e mia serioze.

Bëhet fjalë për ligjshmërinë fiskale të një institucioni të caktuar, për detyrimet që përcakton ligji për sportin që duhet të ishin arkëtuar në buxhetin e shtetit prej vitesh.

Do ju lutesha shumë që javën e ardhshme të planifikohet interpelanca ime me ministrin për ligjshmërinë e një sërë individëve në FSHF”, theksoi Braçe.

Kërkesës së socialistit Bracë, iu përgjigj kryeparlamentari Gramoz Ruci i cili mori ‘në mbrojtje’ ministrin Ahmetaj. Ruci tha se interpelanca me ministrin e financave nuk eshte kryer për shkak të axhendës së tij jashtë vendit.