HomeAktualitetDebat

Braçe ironi me mazhorancën: “Vazhdoni, vazhdoni”! Rama dhe i lë të gjithë pa fjalë me reagimin e tij

Braçe ironi me mazhorancën: “Vazhdoni, vazhdoni”! Rama dhe i lë të gjithë pa fjalë me reagimin e tij

Përplasjet mes Erion Braçes dhe Arben Ahmetajt janë zhvendosur sot në Kuvend, ndërsa socialistët u renditën pro ministrit duke rrëzuar amendamentet e propozuara nga deputeti.

Krahas replikave me mikrofon, Braçe dhe Ahmetaj kanë replikuar mes tyre edhe nga vendi.

Teksa mazhroanca po rrëzonte amendamentet e tij, Braçe komentonte nga vendi duke thënë “vazhdoni, vazhdoni, e keni mirë kështu”.

Në këtë moment ndërhyri Rama duke thënë “të dëgjuam, nuk ka nevojë tani”.

Nervozizmin e tij, Braçe e shfaqi edhe me deputetët e PS-së, me disa prej tyre shkëmbeu replika.