HomeAktualitetKryesore

Braçe: Lyli po fle ende, Kakavija u boshatis përkundër dëshirës që radha të mos shkurtohej..

Braçe: Lyli po fle ende, Kakavija u boshatis përkundër dëshirës që radha të mos shkurtohej..

Nga Erjon Braçe

DITE E RE;

LYLI PO FLE ENDE,

PO FLE EDHE LALEZZIU!

SHTETAS SHQIPTARE REZIDENTE NE GREQI, SHTETAS SHQIPTARE TE MINORITETIT GREK E SHTETAS GREKE TANI JANE NE SHTEPITE E TYRE!

KAKAVIA U BOSHATIS!

U cfiliten gjithe naten,

ben roje e pergjuan rradhen,

u luten qe te mos shkurtohej,

njerezit te mos kalonin,

te pakten jo te gjithe qe dje,

te kish dhe sot, aty ne rradhe;

CDO BEJNE SOT?

MLLEFI PER VOTA SI POLITIKE

DO RRADHAT!

Nderkohe sot eshte nje dite e re

per te gjithe;

Me Atdhe, qeveri, ushtri, polici,

sherbim shendetesor,

urgjence mjekesore e emergjence civile,

me shtetas shqiptare e te huaj;

Patjeter me kufij, fqinje te perjetshem, rregulla te zakonshme e rregulla te administrimit te semundjes,

te njejta per te gjithe e ne ndryshim per te mundur semundjen kudo.

RREGULLAT SHPETOJNE JETE,

ZBATOHEN, NUK DISKUTOHEN!

Situata e tre diteve te fundit,

duhet te jete nje mesim per te gjithe;

Se pari per institucionet;

Organizimin, forcimin, rritjen e aftesive te tyre analizuese, programuese e administruese te flukseve ne hyrje e ne dalje te Shqiperise, pershtatur me rregullat e zakonshme e rregullat e krizave si kjo e pandemise;

Policia Kufitare duhet te rritet e fuqizohet pertej vules ne pasaporte,

ligjshmerise se letrave e mallrave;

Te mbledh shifra, te analizoje,

te programoje, te sinjalizoje,

te mobilizoje agjenci te tjera,

te komunikoje e bashkepunoje me njerezit per te eleminuar krizat e perseritura ne kufi, edhe ato qe ndodhin jo per faj te saj.

Se dyti per te gjithe ne si qytetare;

Vijojme te sillemi si ne te shkuaren. Ndertuam nje normalitet tonin nder vite, ne vere e festat ne te, por koha ka ndryshuar, rregullat e reja po imponojne nje normalitet te ri;

Ketij normaliteti nuk i iket, nuk ja hedhim e as ja bejme dot me hile ne nje dite,

duhet ti pershtatemi e ta jetojme, vecanerisht kur kalojme kufirin per atje.

Se treti per politiken;

E kam menduar gjithe jeten si sherbim publik, por e vjeter, e lodhur, mbeshtetur vec tek votat nga pakenaqesia e mllefi eshte e neveritshme, e turpshme,

e padobishme!

Mllefi e urrejtja nuk i kaloi njerezit ne kufi, as Iliri qe urren qeverine e cdo sherbyes publik, as Lyli qe do qeverine e tij si perseritje me gjak!