HomeAktualitet

Braçe vijon përplasjen me Blushin: I vunë para kamerës celulën e PD-së së fshatit dhe i urdhëruan, shani sa të mundeni tani!

Braçe vijon përplasjen me Blushin: I vunë para kamerës celulën e PD-së së fshatit dhe i urdhëruan, shani sa të mundeni tani!

Deputeti socialist Erion Braçe vijon “betejën” me televizionin Top Channel.

Transmetimi i kronikave, që kanë në fokus probleme të Divjakës, nuk i pëlqejnë aspak deputetit të kësaj zone, për të cilat pretendon se janë “fletrrufe”.

Reagimi i plotë i deputetit socialist Erion Braçe:

KJO ESHTE #URA E #BISHTCUKASIT NE #DIVJAKE
(Majtas e shembur, djathtas e ribere)

E mbani mend ate kroniken e javes qe shkoi ne Top Channel?;

Kishin mbledhur celulen e PD te fshatit para kameres dhe i urdheronin: Shani sa te mundni tani!

Shikoni; Kjo ure eshte bere nen qeverisjen e PD, pa kembe mbeshtetese si dinin te vidhnin e benin vec ata.

Per kete arsye ra sapo kanali i “Ushtarit” solli uje me shume se zakonisht!

Per pese dite e ribeme atekohe;

Ushtria u kerkua prej nesh e punoi pese dite per ta zevendesuar me nje ure me elemente metalike.

Tani, per nje tjeter rastesi-kalimin e nje mjeti edhe me te rende, ura u shemb.

Une i mirkuptova bujqit e Bishtcukasit dhe te Germenjit te Vogel.

Ata te celules se PD, fare;

Kur ata po cirreshin e genjenin me urdher para kameres se Top Chennel Luahnje, ne, te gjithe ne #BASHKINE #DIVJAKE, po punonim.

Por sic e ka bere zakon Top Channel Lushnje, njerezit qe punojne nuk duhet te flasin, nuk duhen pyetur e nuk duhet ti jepet mundesi te tregojne cfare po bejne!

Fleterrufe domethene!

Nejse, keto jane fotot dhe deshmojne se ne, #BASHKIA #DIVJAKE PO RIBEJME UREN.

Top Channel Lushnje nuk mund te tregoje per kete. Ci duhet? Kjo eshte pune, jo fleterrufe.

Po me mire keshtu!

Palacoja i Germenjit te Vogel si ka njoftuar ende!