HomeLifestyle

Brad Pitt nis romancë me kundërshtaren e ish-gruas, reagon Angelina Jolie

Brad Pitt nis romancë me kundërshtaren e ish-gruas, reagon Angelina Jolie

Në faqet rozë po qarkullon lajmi se Brad Pitt ka nisur një histori të re dashurie me Charlize Theron.

Thuhet se ata janë njohur vitin e kaluar gjatë disa xhirimeve dhe që prej Krishtlindjeve janë bashkë.

Një burim pranë ish-bashkëshortes së Brad, Angelina Jolie ka zbuluar se ajo nuk është aspak e lumtur nga kjo gjë.

Ndonëse është ndarë, asaj i duket tradhti kjo gjë.

“Angelina nuk ka qenë asnjëherë e afërt me Charlize pasi ato kanë konkurruar për të njëjtat role në të kaluarën.

Ajo do të mërzitej nëse Brad do të fillonte marrëdhënie me dikë duke e ditur se ish-gruaja e tij nuk e pëlqen.

Angelina ndjen pak tradhti këtu. Lajmi nuk i ka pëlqyer aspak dhe shpreson se nuk është i vërtetë”, tha burimi për “HollywoodLife”.

Martesa e Angelinës me Brad mori fund në dhjetor të 2017 dhe ata ende vazhdojnë seancat gjyqësore pasi nuk bien dakord për kujdestarinë e fëmijëve.