HomeAktualitetKryesore

Brenda qendrës tregtare të përfshirë nga zjarri ka mbetur edhe një 17-vjeçar, kushuriri i të zhdukurit: Ishte duke shkarkuar mallin!

Brenda qendrës tregtare të përfshirë nga zjarri ka mbetur edhe një 17-vjeçar, kushuriri i të zhdukurit: Ishte duke shkarkuar mallin!

Një denoncim i fortë ka ardhur sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në një qendër tregtare në Tiranë, e cila u përfshi mbrëmjen e djeshme nga flakët e zjarrit.

Thuhet se brenda qendrës tregtare që u përfshi nga flakët është dhe një 17-vjeçar. Ky fakt u bë i ditur në një lidhje direkte nga gazetarja Anila Ahmataj, e cila kishte biseduar me një familjarin e të riut të zhdukur.

Kushëriri i 17-vjeçarit kishte pohuar se ai ishte duke shkarkuar mallin kur godina u përfshi nga flakët, ndërsa nuk kanë mundur që të komunikojnë me të.

Ndërkohë që përgjegjësi i këtij biznesi ka pohuar krejt të kundërtën, pasi në listat e tij nuk figuronte emri i 17-vjeçarit. Kujtojmë se në godinë ndodhet shefi i sigurisë Arjan Sala.