HomeSport

Broja luan 76 minuta, Burnley barazon me Manchester United

Broja  luan 76 minuta, Burnley barazon me Manchester United

Armando Broja u aktivizua sërish si titullar në ndeshjen e sotme që Burnley zhvilloi në shtëpi ndaj Manchester United.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare qëndroi në fushën e lojës për 76 minuta, ku zhvilloi një paraqitje të kënaqshme dhe kontribuoi në repartin ofensiv të skuadrës së tij.

Sfida mes Burnley-t dhe Manchester United u mbyll me rezultatin e barabartë 2-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat e fundit.

Sipas vlerësimeve të “Flashscore”, Broja u notua me 6.5 për paraqitjen e tij në këtë takim.