HomeAktualitetKronike

“Bularati”/ OMONIA akuzon policinë shqiptare: Ishte ekzekutim i ftohtë, po prodhoni klimën e dhunës

“Bularati”/ OMONIA akuzon policinë shqiptare: Ishte ekzekutim i ftohtë, po prodhoni klimën e dhunës

Kanë vijuar reagimet për vrasjen e djeshme të minoritarit grek pas një përplasje me policinë në Bularat të Gjirokastrës.

Përmes një deklarate për shtyp, organizata politike e Minoritetit “OMONIA” e ka cilësuar vrasjen e Kostandinos Kacifas një ‘ekzekutim të ftohtë’.

Omonia akuzon policinë shqiptare se kjo e fundit nuk i është përmbajtur rregullores, ndërkohë që nuk ka lënë pa shigjetuar edhe qeverinë shqiptare për prodhimin e ‘klimës së dhunës’, sipas tyre kundër minoritetit.