HomeKronike

Bulqizë, makina përplas 16- vjeçaren

Bulqizë, makina përplas 16- vjeçaren

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Bulqizë-Peshkopi. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Fushë-Bulqizë, ku një makinë ka përplasur një 16- vjeçare me emrin, Bleona Kica, e cila është në vitin e parë në gjimnazin e Fushë-Bulqizës.

Mësohet se e lënduara ka qenë me një kushëri duke dalë nga shkolla për të vajtur në shtëpi, por nxënësi tjetër ka pësuar vetëm lëndime të lehta. Bleona Kica, mbasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Bulqizës, është nisur drejt Spitalit të Tiranës. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes