HomeAktualitetKronike

Burg përjetë për Jani Aliaj, ekzekutoi dy vite më parë Elton Çiçon në ish-Bllok

Burg përjetë për Jani Aliaj, ekzekutoi dy vite më parë Elton Çiçon në ish-Bllok

Burg përjetë në mungesë për Jani Aliajn, autor i vrasjes së Elton Çiços te lokal “De Niro” në zonën e ish-bllokut, ngjarje kjo e regjistruar rreth dy vite më parë.

Autori i krimit vijon të jetë në kërkim që prej zbardhjes së zgjarjes nga Prokuroria rreth një vit e gjysmë më parë. 

Për ngjarjen e rëndë në ambientet e brendshme të lokalit në një orar mjaft të frekuentuar, u arrestua fillimisht edhe Renato Milloshi i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje.

Por ky i fundit është lënë i lirë nga gjykata për mungesë provash.