HomeAktualitetDebat

“Burrë lind, nuk bëhesh”! Braçe nuk i ndahet Bashës dhe bën deklaratën e fortë: Lylzim pa patentë që prej 2016-s, nuk merr përgjegjësi njësoj siç kur vrau në …

“Burrë lind, nuk bëhesh”! Braçe nuk i ndahet Bashës dhe bën deklaratën e fortë: Lylzim pa patentë që prej 2016-s, nuk merr përgjegjësi njësoj siç kur vrau në …

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka bërë një deklaratë lidhur me reagimet e Lulzim Bashës ndaj deklaratave të tij se kreu i PD-së nuk ka patentë.

Braçe shkruan se Basha po bën të njëjtën gjë siç ka bërë kur “vrau në Bulevard e i doli babi për zot vrasjeve, njësoj siç kur shkeli çdo ligj të mundshëm në Rrugën e Kombit e zgjodhi dhimbjen e barkut si arsye, njësoj siç kur nënshkroi marrëveshje antikushtetuese për detin e tha se e bëri për integrimin por me territor më pak”.

“Nuk është çështje rripi por ligji! Drejtësie dhe barazie! Lylzim Basha nuk ka patentë, jo thjesht rrip. I ka skaduar ne dhjetor 2016 dhe prej asaj date është pa patentë, qarkullon në shkelje të ligjit pa një të tille; librat e shtetit dëshmojnë këtë.

Nga gjiza e byrektores se PD, që u përhap këtu 24 orë, kuptova që; Lylzim Basha është po i njëjti politikan pa karakter që kurrë nuk merr përgjegjësi për vete, për ty jo e jo!

Këtë herë në vend të merrte përgjegjësi u fsheh pas gjatësisë së tij e gjatësisë sime.

Njësoj siç kur vrau në Bulevard e i doli babi për zot vrasjeve, njësoj siç kur shkeli çdo ligj të mundshëm në Rrugën e Kombit e zgjodhi dhimbjen e barkut si arsye, njësoj siç kur nënshkroi marrëveshje antikushtetuese për detin e tha se e bëri për integrimin por me territor më pak!

Një burrë merr përgjegjësi, kërkon ndjesë, jep dorëheqje dhe i dorëzohet drejtësisë!

Nuk ka më të poshtër se një politikan pa karakter, që nuk mban përgjegjësi e të shet me të parë! Burrë lind, nuk bëhesh; nuk ka lidhje me gjatësinë por me karakterin”, shkruan Braçe.