HomeAktualitet

Bushati do të garojë për Bashkinë e Shkodrës?!

Bushati do të garojë për Bashkinë e Shkodrës?!

Pas largimit nga detyra si ministër i Jashtëm, Ditmir Bushati ka nisur takimet në qarkun e Shkodrës, ku është deleguar nga Partia Socialiste për drejtuar strukturat. Gjatë takimeve në qarkun ku është zgjedhur deputet, Bushati ka mohuar që të ketë ambicie lokale.

Ish-ministri ka konfirmuar se nuk do të jetë ai kandidati i socialistëve për drejtuar bashkinë e Shkodrës, në zgjedhjet lokale të këtij qershori.

I pyetur për protestën e paralajmëruar të opozitës, Bushati ka deklaruar: “Opozita është në të drejtën e saj për të shfrytëzuar çdo hapësirë që i ofron sistemi demokratik. Ne jemi në të drejtën tonë për t’u përgatitur për të fituar zgjedhjet.”