HomeBlog

Ca fjale…ca si ndryshe… Kështu duhet të jetë!

Ca fjale…ca si ndryshe…   Kështu duhet të jetë!

Nga Agim Cani

Une nuk jam analist qe paguhem , as politikan. Por dhe jo njeri i njohur.
Nje anonim qe ka jetuar 25 vite ne perendim , dhe qe ka patur kontakt pothuaj me gjithe boten. Keshtu qe puna ime!
Ballkanasit dallohen. Edhe kur bejne shurren , flasin per histori dhe politike.

Nuk bejne dallim greket turqit serbet. Dhe ne shqiptaret jemi ne kete tepsi ( jo kazan se kazani eshte pronsi e Edi Rames. )

Bisedat me Ballkanasit per mua ka patur testin e shpejte. Analfabet apo njerez te lexuar. Me analfabetet qe jane shume , vetem kam degjuar. Buzqeshur me ironi dhe nuk kam folur.

Cfare mund ti thoja nje greku , qe i coja per pastrim kostumet e mija kur me tha se…ne greket jemi race hyjnore. Na ka derguar Zoti ketu ne toke. Ose qe kemi banuar me pare ne Atlandita…

Ndersa me njerez te lexuar , kam bere debat tjeter. Me fakte , me citime nga njerez te shquar te letrave te botes , me historine qe eshte bere mendoj se shpesh here kam lene gjurme re vogla ne ” betonin e kokes se tyre ”
Rritur me perralla raciste qysh ne djep te nenes , me libra dhe mesues te gabuar me mjedis intelektual dhe politik perçares dhe urrejtes ndaj shqiptarine dhe Shqiperise eshte e veshtire bile dhe e pamundur te ndikosh.

Ama ne pune eshte tjeter gje. Me i zoti se ta , shpesh drejtues i tyre , me uniformen e paster , i rruar e pastruar perdite pa fjale tregoj epersine ndaj tyre. Kujdesem dhe ushqimin ta kem te mire. Me shume lloje. Eshte dhe kjo kulture.

Nuk e di di ndjehen serbet dhe greket , kur njerzit nga e gjithe bota thone…o shiko Albaner…o gjenerali…
Pune e tyre.

Une ndjehem mire qe nuk kam emer tjeter por …shqiptari…Albaner… Keshtu nuk jam grindur kurre me grek , turq e serb.
Ka patur raste ekstreme kur ju kam kujtuar krimet e tyre. Jo per ti fyer, por qe te mos i harrojne! Se ne nuk i kemi harruar.

Nje dite me tha ky qe shikoni ne foto ne krah te djathte Jovica ( ky ne krah te majte eshte Visari nga Peja qe me lodhi shume derisa e hoqi fjalen kosovar dhe thoshte shqiptar i Pejes , dhe ky tjetri djali i Jovices Denadi i cliruar plotesisisht nga nacionalizma te semure – lindur e rritur ne Gjermani ) se ju shqiptaret e Shqiperise jeni ndryshe nga kosovaret.

Jovica…jemi ndryshe i thashe.
Se ndryshon vellai nga vellai !
Ndryshon familja nga familja brenda fshatit.
Fshati nga fshati.
Krahina nga Krahina.

Por jemi vellezer me shqiptaret e Kosoves ( se nuk ka kosovare ) se kemi nje gjak …nje gjuhe…nje histori dhe nje flamur kombetar.

Hajde te hame buke i ” dashur armik ” se jeta e soteme eshte gare.
Eshte gare ne te gjitha.
Dhe punojme bashke , dhe hame bashke m.gj.s. mendojme ndryshe. Dhe do na bjere rasti dhe te kendojme bashke.

Vetem mendjet e semura i bejne 7 notat e muzikes , shtate kallashnikov , dhe 5 gjysem notat pistoleta TT 54…