HomeAktualitet

Caktohet vendi dhe ora, Kongresi i PS do të mbahet në stadiumin “Air Albania”

Caktohet vendi dhe ora, Kongresi i PS do të mbahet në stadiumin “Air Albania”

Partia Socialiste do të mbledhë më 12 qershor Kongresin e jashtëzakonshëm. Siç dihet deri më tani, PS do të paraqesë vizionin për Shqipërinë 2030 dhe angazhimet kryesore të programit qeverisës.

Kongresi i PS do të nisë në orën 17:30 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, gjithçka do të zhvillohet në zbatim të masave kundër koronavirusit.

Shpërndarja e ftesave për delegatët e Kongresit ka nisur dhe gjithçka duket gati dhe e mirëorganizuar për të shtunën e 12 qershorit.