HomeAktualitet

Çështja “Babale”: Këshilltari i djathtë paralajmëron dëbimin e Bashës nga PD?

Çështja “Babale”: Këshilltari i djathtë paralajmëron dëbimin e Bashës nga PD?

Këshilltari i djathtë në Bashkinë Tiranë, Fabjan Topollaj referuar denoncimit të “Babales” ka sulmuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe grupin e tij parlamentar.

“Po çfarë borxhi ju kanë demokratët që po i bëni qesharake dhe po i turpëroni me idjotësitë tuaja të pëditëshme? Apo se s’ju kanë nxjerrë akoma me shkelma nga zyrat e PD që keni uzurpuar që përpara 1 viti?”,- shkruan ndër të tjera, Topollaj.

Më tej Këshilltari i Djathtë thekson se bumerangu i rastit të Babales prishi një aksion të vërtetë opozitar për vëllanë trafikant të ministrit Xhafaj.

 Postimi i plotë:

Demokratet nuk meritojne “babale” ne krye te PD.

Po cfare borxhi ju kane demokratet qe po i beni qesharake dhe po i turperoni me idjotesite tuaja te perditeshme? Apo se s’ju kane nxjerre akoma me shkelma nga zyrat e PD qe keni uzurpuar qe perpara 1 viti?
Sikur te gjitha te tjerat ti kishte bere ashtu sic duhet, vetem bumerangu i rastit te Babales, qe prishi nje aksion te vertete opozitar per vellane trafikant te Fatmir Xhafes, do te mjaftonte qe te dorehiqej nje here dhe pergjithmone.