Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit do të mblidhet sot në ora 12:00 pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese për çështjen “Balluku”, ndërsa pritet që të shqyrtojë kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres.
Por ndërsa palët do të ballafaqohen në seancën e sotme, Gjykata Kushtetuese nuk mori dje asnjë vendim.
Sot pritej vendimi lidhur me ankimin e Kryeministrit Rama për shpalljen si antikushtetues të vendimit të GJKKO që pezulloi nga detyra numrin dy të qeverisë, pasi pretendon se është ndërhyrje në punët e ekzekutivit.
Gjykata Kushtetuese do të marrë më shumë kohë për çështjen “Balluku” pas ankimit të Kryeministrit Rama lidhur me konfliktin e kompetencave mes tij dhe Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

