HomeAktualitet

“Çështja e Detit”/ Rama: Presidenti i mori sqarimet tani të bëj detyrën

“Çështja e Detit”/ Rama: Presidenti i mori sqarimet tani të bëj detyrën

Gjatë konferencës së sotme të kryeministrit Rama u shpreh se presidenti nuk e ka refuzuar dhënien e autorizit, por ka kërkuar vetëm disa sqarime. Rama u shpreh i bindur se ky proces do të zgjidhet. Pak ditë më parë Meta refuzoi që të japë autorizimin për plotfuqinë për nisjen e negociatave për detin me Greqinë nëse nuk plotësohen disa pika

“Presidenti nuk e ka refuzuar dhënien e autorizimit, por ka kërkuar me të drejtën që i jep kushtetuta disa sqarime të shkruara lidhur me kërkesën e dërguar. Sqarimet janë dhënë, janë në tryezën e Presidentit. Kam besim se Presidenti do të bëjë detyrën dhe ne do të kemi kohën e nevojshme për të zgjidhur problemet me Greqinë, të nënshkrimit të një marrëveshje të re.

Nëse më pyesni a do të zgjidhet me sukses ky proces? Unë them po, do të zgjidhet. Do të jetë një tjetër arsye e fortë që BE të vlerësojë Shqipërinë si shtet serioz” deklaroi Rama.

Ndërkohë që në konferencën e sotme, Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker kërkoi që problemet me Greqinë të zgjidhen sa më shpejt.