HomeAktualitet

Çfarë do të ndodhë?/ Rama njofton diplomatët e huaj për kufirin me Kosovën: Ne jemi të përgatitur, në pranverë…

Çfarë do të ndodhë?/ Rama njofton diplomatët e huaj për kufirin me Kosovën: Ne jemi të përgatitur, në pranverë…

Kryeministri Edi Rama ka informuar sot diplomatët e vendeve të huaja të akredituar në Shqipëri, për vendimin e qeverisë së tij për hapjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Rama kërkoi nga diplomatët të mos shtrembërojnë domethënien e këtij akti, duke shpjeguar se gjithçka do jetë e bazuar në modelin Shengen.

“Ne jemi përgatitur dhe në pranverë do të hapim kufirin me Kosovën. Por dëshiroj që askush të mos e shtrembërojë domethënien e këtij akti. Ajo që do të bëjmë është shumë e thjeshtë. Kemi marrë të gjithë regjimin shengen, e kemi përkthyer nga fillimi deri në fund, dhe do të garantojmë të gjitha parametrat e sigurisë, për të garantuar lëvizjen e lirë. Qëllimi ynë është më shumë se kaq. Ne duam të bëjmë të njëjtën gjë me Maqedoninë. Një kufi sipas modelit Shengen. Të njëjtën gjë duam të bëmjë me Malin e Zi”, deklaroi Rama.