HomeAktualitet

Çfarë i tha “Sherlok Holmsit” nga Skrapari, Hoxha, vajza e zyrës së Gicit

Çfarë i tha “Sherlok Holmsit” nga Skrapari, Hoxha, vajza e zyrës së Gicit

Video-skandali në zyrën e ish-kreut të Bashkisë së Kukësit, Safet GJicit vijon të jetë në qendër të vëmendjes së opinionit publik.

Artan Hoxha ka traguar detaje të bisedës mes tij dhe Almes e cila e ka marrë në telefon gazetarin investigativ menjeherë pasi u publikua videoja e plotë ku Alma pas aktit shfaqet teksa bisedon me Safet Gjicin.

“Më merr një moment kjo zonja Alma. Në momentin që i hap telefonin, e nis bisedën, e di që kjo bisedë po regjistrohet. I them stop një minutë, mora telefonin tjetër dhe e ndeza ta regjistroj. Sigurisht e kam regjistruar atë bisedë.

Ajo donte të gjente nga e kam gjetur unë regjistrimin. Ajo kishte filluar hulumtimin tjetër. Ajo donte të gjente nga ka rrjedhur informacioni”, tha Artan Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”.