HomeAktualitet

Çfarë kërkojnë për të zhbllokuar situatën në KLGJ e KLP pazarxhinjtë PD e LSI?!

Çfarë kërkojnë për të zhbllokuar situatën në KLGJ e KLP pazarxhinjtë PD e LSI?!

Disa  herë Komisioni Parlamentar i Ligjeve është mbledhur  për të diskutuar rreth ndryshimeve Kushtetuese për të shkarkuar Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

PD- LSI, në këtë mënyrë, përbëjnë një rast unikal në historinë e jurisprudencës botërore, që hartojnë një amendament kushtetues për një njeri.

Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme është zgjedhur në mënyrë ligjore.

Fakt ky i konfirmuar jo vetëm nga ekspertët juridik shqiptar, por edhe ata ndërkombëtar.

Por PD- LSI, meqë nuk e kanë nën ‘hyqëm’ tashmë Prokurorin e Përgjithshëm, kërkojnë që Marku të largohet dhe të vi një prokuror tjetër, i cili do të zgjidhet edhe me votat e PD- LSI.

Kjo ka shumë pak gjasa të ndodhë ndonjëherë ndaj opozita vazhdon të bllokoi ngritjen e KLP dhe KLGJ duke shtyrë sa më shumë funksionimin e reformës në Drejtësi.