HomeDebat

Çfarë ndodhi në Bruksel?! Kreshnik Spahiu trondit me deklaratën e tij: 27 shkurti ditë festë për Serbinë, Kurti i tradhtoi qytetarët e Kosovës

Çfarë ndodhi në Bruksel?! Kreshnik Spahiu trondit me deklaratën e tij: 27 shkurti ditë festë për Serbinë, Kurti i tradhtoi qytetarët e Kosovës

Për analistin Kreshnik Spahiu, takimi i sotëm i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç ishte hapi më i gabuar.

Në një lidhje me skype në Top Story, ai u shpreh se 27 shkurti është tashmë ditë feste për serbët, pasi u hodhën themelet e një autonomie të tyre në Kosovë.

“Ky është debati më i rëndësishëm i vitit 2023, për ata shikues që na ndjekin dhe për ata që nuk janë nga Kosova dhe nuk jetojnë në Kosovë për t’jua shpjeguar shqip dhe troç .

27 shkurti do të jetë festa e serbëve, shkurti do të ketë dy festa, 17 për Pavarësisë e shqiptarëve dhe 27 shkurtin festën e serbëve ku hidhen themelet e një autonomie të serbëve të Kosovës, për këtë arsye e quaj hapin më të gabuar dhe braktisjen e kauzës së fundit të Albin Kurtit në kauzat patriotike.

Pasi braktisi himnin, referendumin, flamurin kuq e zi, çështjen e targave licencave, arriti të bëjë marrëveshje me presidentin serb duke hedhur themelet e një autonomie të serbëve në Kosovë që ta kuptojnë çfarë do të thotë asociacion, vetëvendosje e serbëve që jetojnë në Kosovë”, tha Spahiu.

Takimi trepalësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i ndërmjetësuar nga shefi i BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka përfunduar pa marrëveshje në Bruksel. Ky takim pasoi pas takimeve veç e veç të Kurtit dhe Vuçiçit me evropianët, më herët gjatë së hënës.

Tashmë takimi radhës është planifikuar të mbahet më 18 mars në Maqedoninë e Veriut.