HomeAktualitetDiaspora

Çfarë po ndodh? Dy tërmete njëri pas tjetrit lëkundin sërish Greqinë

Çfarë po ndodh? Dy tërmete njëri pas tjetrit lëkundin sërish Greqinë

Dy tërmete janë regjistruar sërish në Greqi. Mediat vendase raportojnë se lëkundjet u ndjenë një minutë njëri pas tjetrit. Konkretisht në orën 19:03 një tërmet me madhësi 3.8 goditi zonën e Nisyros.

Më pas, një minutë më vonë u regjistrua një tjetër tërmet me madhësi 4.1 ballë i shkallës Rihter. Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz dhe në ato materiale. Sipas ekzaminimit paraprak nga Instituti Gjeodinamik i Athinës, tërmeti me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter u përqëndrua në zonën detare, 17 km në jugperëndim të Nisyros, me një thellësi fokale prej 18 km