HomeAktualitet

Çfarë po ndodh me ‘PD-në e Bashës’? Alibeaj jep lajmin e madh, ‘partia blu’ do të jetë pjesë e…

Çfarë po ndodh me ‘PD-në e Bashës’? Alibeaj jep lajmin e madh, ‘partia blu’ do të jetë pjesë e…

Kreu i PD-së, Enkelejd Alibeaj,në deklataratën për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së grupit të tij parlamentar, ka dhënë konfirmimin se PD do të regjistrohet në zgjedhje dhe do të jetë pjesë e garës.

Në lidhje me vendimin e bërë publik dy ditë më parë nga kreu i KQZ Ilirjan Celibashi se duhet firma e Lulzim Bashës si kryetar i regjistruar i kësaj partie, për regjistrimin e PD për zgjedhjet lokale, Alibeaj tha se do ndiqen të gjitha procedurat dhe se dokumentacioni i dorëzuar në KQZ është në përputhje të plotë me legjislacionin.

“PD do ndjekë procedurat, dokumentacioni i dorëzuar në KQZ është në përputhje të plotë me legjislacionin. PD do të regjistrohet e do jetë pjesë në zgjedhje”, ka deklaruar ai.