HomeAktualitetDebat

Çfarë po paralajmëron? Ilir Meta del me deklaratën e jashtëzakonshme dhe ngre alarmin: Koha nuk pret më! Krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo…

Çfarë po paralajmëron? Ilir Meta del me deklaratën e jashtëzakonshme dhe ngre alarmin: Koha nuk pret më! Krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo…

Ilir Meta ka ngritur alarmin mëngjesin e sotëm për situatën në të cilën ndodhet vendi ynë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Meta shkruan se kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë. Ai sjell në vëmendje aferën e inceneratorëve dhe shkruan se koha nuk pret më.

“Krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë. Ndërsa për të marrë pensionin u kërkohet pensionistëve që të paraqiten fizikisht për të provuar se janë gjallë, miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej 5 vitesh.

Vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë.

Koha nuk pret më!”, shkruan Meta.