HomeAktualitetKryesore

Çfarë u diskutua në lidhje me negociatat e Shqipërisë me BE? Majlinda Bregu zbulon detaje nga takimi me Palmer në Slloveni

Çfarë u diskutua në lidhje me negociatat e Shqipërisë me BE? Majlinda Bregu zbulon detaje nga takimi me Palmer në Slloveni

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mattheë Palmer ka takuar Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregun.

Takimi është zhvilluar në Slloveni në kuadër të forumit të “BLED”, ku Palmer ka folur edhe me Shqipërinë.

Ka qenë vetë ish-ministrja Majlinda Bregu ajo që ka nxjerrë detaje nga biseda me diplomatin amerikan.

“Bashkimi Europian do të jetë gjithnjë një punë e papërfunduar pa Ballkanin Perëndimor. Hapja e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të përfundohet pa vonesa të mëtejshme. Mosçelja e negociatave krijon paqëndrueshmëri, imigrim, ndikim jokonstruktiv të aktorëve të tjerë gjeopolitikë!,”-shkruan Bregu.

Ditën e sotme në forumin “BLED” Palmer rikonfirmoi mbështetjen e plotë të SHBA-ve për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.