HomeSport

Champions League: Interi “asist” Sociedadit, kualifikohen edhe Reali e Bayerni

Champions League: Interi “asist” Sociedadit, kualifikohen edhe Reali e Bayerni

Interi fiton 0-1 në Austri përballë Salzburgut, duke kualifikuar veten dhe Real Sociedad.

Goli i fitores u realizua nga Lautaro Martinez me penallti pesë minuta nga fundi.

Kapiteni zikaltër vijon të konfirmohet si një goleador në transfertat e Champions League.

Kualifikohen edhe Real Madrid e Bayern Munchen, me pikë të plota pas raundit të katërt të fazës së grupeve.

Skuadra e Carlo Ancelottit triumfoi 3-0 ndaj Bragës (Brahim Diaz, Vinicius, Rodrygo), ndërkohë që dygolëshi i vonë i Harry Kane i dhuroi kampionëve të Gjermanisë suksesin 2-1 me Galatasarayn (Bakambu).

Arsenali mposhto 2-0 Sevillan në Londër (Trossard, Saka), duke u konfirmuar në krye të grupit B me 9 pikë.

Feston edhe PSV pas triumfit 1-0 ndaj Lensit (de Jong).

Ndërkohë që vijon të luhet përballja Copenhagen-Manchester United.