HomeSport

Champions League: Kualifikohen PSG dhe Real Madridi

Champions League: Kualifikohen PSG dhe Real Madridi

Reali i Madridit ka marrë një fitore të rëndësishme edhe në ndeshjen e kthimit të fazës play off në Champions kundër Benficës me rezultatin 2-1.

Sfida e luajtur në Bernabeu nisi mjaft mirë për portugezët, të cilët shpresuan për një përmbysje të madhe pas golit të Rafa Silvës në minutën e 14’, por pas vetëm dy minutash, ishte Tchouameni që rivendosi baraspeshën.

Portugezët u munduan të kthenin edhe një herë çdo gjë në favorin e tyre, por në të 80’ ishte Vinicius i cili i dha goditjen e KO.

Reali kështu avancon në fazën e 1/8-ave, aty ku do të ndeshet me një mes Manchester Cityt ose Sporting Lisbon.

PSG ka arritur kualifikimin në ndeshjen e dytë kundër Monacos në fazën play off të Championsit, duke barazuar me rezultatin 2-ë në “Parc des Princes”.

Edhe pse kampionët në fuqi të Championsit kishin triumfuar 2-3 në ndeshjen e parë, në shtëpinë e tyre filluan të dridheshin, kur në fundin e pjesës së parë, miqtë shënuan me Akliouche.

Gjithsesi, kartoni i kuq i Coulibaly në minutën e 58’ i dha një shtysë të madhe vendasve, të cilët shënuan dy herë brenda harkut kohor të 6 minutave (60’-66’) me Marquinhos dhe Kvaratskhelian, ndërsa Teze barazoi në fund për statistikë.

Kështu PSG avancon në fazën e 1/8-ave, aty ku do të presë të mësojë kundërshtarin e radhës, një mes Barcelonës dhe Chelseat.