HomeAktualitetKryesore

Ç’i ka ndodhur?! Kryemadhi shfaqet e “prerë” në surrat pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan

Ç’i ka ndodhur?! Kryemadhi shfaqet e “prerë” në surrat pas takimit  me zyrtarin e lartë amerikan

Ka përfunduar takimi mes kryetares së LSI-se Monika Kryemadhi dhe Zëvendësndihmës Sekretarit Amerikan të shtetit Palmer.

Fill pas takimit, liderja e LSI-së është shfaqur jo fort në humor teksa është përpjekur të buzëqeshë.

Takimi Kryemadhi-Palmer në selinë e LSI-së zgjati 70 minuta, ndërsa në qendër të bisedës ka qenë aktualiteti politik dhe situata në rajon.

Më herët, Palmer u shpreh se SHBA është kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve duke theksuar se bojkotimi i zgjedhjeve lokale do të ishte fatkeqësi për vendin.