HomeKronike

Çifti i biznesmenëve që bënin namin me shitjen e kokainës: Fitonin 3 mijë euro në ditë, ja kush janë!

Çifti i biznesmenëve që bënin namin me shitjen e kokainës: Fitonin 3 mijë euro në ditë, ja kush janë!

Tre shqiptarë janë arrestuar fundjavën që kaloi në komunat italiane Bordighera dhe Vallecrosia (në provincën e Imperias).

Ata shpërndanin kokainë në lokalet e tyre duke gjeneruar plot 2-3 mijë euro në ditë.

Po ashtu një tjetër shqiptar kryente të njëjtat veprime në lokalin ku punonte.

Mario Shaba ishte i punësuar në lokalin “Giro pizza” në Vallecrosia dhe aty e shiste kokainën, ku fitonte thuajse sa çifti.

Të tre ishin pjesë e një grupi që trafikonte drogën ndërsa nuk dihet nëse ka ende pjesëtarë të tjerë.

Gjykata ka vendosur të çojë në burg dy burrat, ndërsa gruaja është lënë nën masën e arrestit shtëpiak, duke vlerësuar se duhej të kujdesej për fëmijët.