HomeBota

Cikloni “Harry” goditi Italianë! Shkatërrimet më të mëdha prekën Siçilinë, Kalabrinë e Sardenjën, dëmet në Siçili arrijnë mbi 1 mld euro

Cikloni “Harry” goditi Italianë! Shkatërrimet më të mëdha prekën Siçilinë, Kalabrinë e Sardenjën, dëmet në Siçili arrijnë mbi 1 mld euro

Cikloni “Harry” që preku rajonin e Siçilisë ka shkaktuar dëme të mëdha. Gjithashtu vala e motit të keq goditi edhe Kalabrinë e Sardenjën.

Italia është prekur që prej 19 janari nga moti i keq. Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar situata problematike, duke bërë që më shumë se 1,650 zjarrfikës të ndërhyjnë për t’u ardhur në ndihmë banorëve.

Në Palermo u evakuuan tetë persona, mes tyre edhe dy fëmijë. Në Sardenja operacionet u përqendruan kryesisht në pjesët lindore dhe jugore të ishullit.

Ndërsa në Sinnai, pranë Kaljarit, një nënë se bashku me vajzën e saj u shpëtuan pasi u gjendet në rrezik pas daljes së lumenjve dhe përmbytjes së rrugëve.